Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini e ka vlerësuar me nota pozitive vizitën e negociatorit serb Borko Stefanovic në Prishtinë.

“Kjo vizitë duhet të pasohet me kontakte të tjera të drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar ai në një intervistë për “RTK”.

Ndërkohë, raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në datat 17 dhe 18 maj, si gjithmonë në Bruksel.

Sipas mediave kosovare, zbardhja e fatit të personave të pagjetur do të jetë tema kryesore për të cilën do bisedojnë dy delegacionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA