
Në Lokra të Spanjës, qyteti që u godit nga tërmeti i fuqishëm i së mërkurës, po zhvillon një funeral masiv për viktimat.
Nëntë persona humbën jetën kur tërmeti me magnitudë 5.1 tronditi qytetin, vetëm dy orë pas një lëkundjeje tjetër me fuqi 4.4.
Kryeministri spanjoll Zapatero dhe princi Felipe me bashkëshorten Letizia po marrin pjesë në ceremoninë mortore, të mbajtur në një strukturë të stilit aeroport.
Mijëra ndërtesa në qytetin historik janë dëmtuar ose shkatërruar dhe shumë banorë të tij janë larguar.
Disa kanë shkuar të jetojnë tek miqtë dhe të afërmit në zona të tjera, për shkak se shtëpitë e tyre nuk janë më të sigurta pas tërmetit.
Grupet e shpëtimit dhe ato të emergjencës kanë ngritur qindra tenda për rreth 3 mijë të pastrehë që vazhdojnë të qëndrojnë në Lorka.
Top Channel