SHBA, skandal në shkollën e vajzave të Obamës

13/05/2011 17:20

Skandal në Sidwell Friends, shkolla e elitave në Ushington e frekuentuar edhe nga vajzat e presidentit Barack Obama.

Babai i një prej nxënseve ka denoncuar psikologun e shkollës për fillimin e një marrëdhënieje seksuale me bashkëshorten e tij në periudhën kur mjeku ishte duke u kujdesur për vajzën e tyre, frekuentuese e institutit.

Burri i tradhëtuar, Arthur Newmyer ka denoncuar edhe shkollën duke kërkuar një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh për stresin e shkaktuar nga situata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA