Rusia: Jo skenarit libian në Siri

13/05/2011 10:45

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se vendi i tij është
kundër një ndërhyrjeje të huaj në Siri, duke kërkuar që të mos
“klonohet” skenari libian.

“Jemi shumë të shqetësuar nga fakti se procesi i stabilizimit është ngadalësuar nga synimi i disa pjesëmarrësve për të tërhequr forca të huaja në mbështetje të veprimeve të tyre”, ka deklaruar Lavorov.

Deklaratën e tij shefi i diplomacisë ruse e ka bërë gjatë një vizite që po zhvillon në Kazakistan.

Fillimisht Rusia ishte kundër edhe ndërhyrjes së NATO-s në Libi. Kryeministri Putin e krahasoi atë me kryqëzatat mesjetare, por më pas presidenti Medvedev ndryshoi qëndrim.

Top Channel