Kryeministri grek, Jorgo Papandreu ka rikonfirmuar angazhimin e tij drejt ruajtjes së euros dhe ka shprehur mbështetjen për krijimin e një detyrimi europian të përbashkët për të rekuperuar mungesën monetare në BE.

“Kemi vendosur të ruajmë euron. Nuk mund të kthehemi mbrapa dhe nuk po lëvizim në këtë drejtim”, ka deklaruar Papandreu në samitin e socialdemokratëve që po zhvillohet në Oslo.

“Kemi krijuar një union monetar, por jemi vetëm në gjysmën e rrugës”, ka shtuar kryeministri grek.

Ndërkohë, GDP-ja në Greqi, në tremujorin e parë të vitit ka filluar të rritet, duke shënuar një progres prej 0.8 për qind.

Sipas të dhënave të entit grek të statistikave, ELLSTAT, vlerësimi i GDP-së në bazë vjetore shënon një kontraktim prej 4.8 për qind.

Top Channel