Pakistan, sulm në akademinë ushtarake

13/05/2011 08:35

Dy sulme me bombë në akademinë ushtarake në veri-perëndim të Pakistanit kanë vrarë 87 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave një numër personash kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në qendrën për stërvitjen e agjentëve të kufirit.

Pas dyshimeve të para se një nga bombat ishte vendosur, policia thotë tani se të dyja shpërthimet janë kryer nga atentatorë vetëvrasës.

Talebanët pakistanezë kanë marrë përsipër autorësinë e sulmit, duke deklaruar se është një hakmarrje ndaj vdekjes së Osama bin Laden.

Lideri i Al Kaedës u vra gjatë një operacioni të komandove amerikanë në qytetin e Abotabadit, në veri të Pakistanit.

Top Channel