Maddie, Scotland Yard rihap hetimet

13/05/2011 14:25

Scotland Yard do të hetojë sërish mbi Maddie, vogëlushja që u zhduk në mënyrë misterioze disa vite më parë në Portugali.

Kryeministri britanik David Cameron ka urdhëruar policinë londineze që t’u bashkohet kërkimeve për Madeleine McCann, pas apelit të prindërve të saj.

Kërkesa e Kate dhe Gerry McCann u bë ditën e djeshme, kur vajza e tyre do të kishte mbushur 8 vjec.

Prindërit e Maddie kërkuan ndërhyrjen e Cameron si “baba i një familjeje”, pasi “fëmijët janë gjëja jonë më e cmuar”.

Maddie u zhduk disa vite më parë, kur ndodhej me familjen e saj për pushime në një lokalitet të Portugalisë.

Mbi ngjarjen u hetuan edhe vetë prindërit e saj, mbi të cilët ranë dyshime pasi i kishin dhënë vogëlueshes një qetësues për ta vënë në gjumë.

Top Channel