
Autoritetet egjiptiane kanë zgjatur paraburgimin për presidentin e rrëzuar Hosni Mubarak edhe për 15 ditë të tjera.
Vendimi është marrë pasi 83-vjecari u mor në pyetje në një spital në Sharm el Sheikh, lidhur me dyshimet për përfitime të paligjshme financiare.
Sipas agjencisë së lajmeve “Mena”, edhe bashkëshortja e tij Suzanne u mor gjithashtu në pyetje nga hetuesit.
Mubarak u detyrua të lëshonte pushtetin më 11 shkurt, pas një vale protestash popullore. Ai akuzohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e protestuesve.
Essam al Gohari, drejtori i Autoritetit Egjiptian Financiar, ka urdhëruar mbajtjen në burgim të Hosni Mubarak pas seancës 3-orëshe.
Mubarak ndodhet i shtruar në spitalin ushtarak të Sharm el Sheikh për shkak të problemeve me zemrën.
Top Channel