CIA merr në pyetje vejushat e Bin Laden

13/05/2011 14:05

Tre të vetë e Osama bin Laden, të gjetura në rezidencën në Abotabad në
operacionin e 2 majit, janë marrë në pyetje nga agjentët amerikanë.

Lajmin e bën të ditur rrjeti CNN, sipas të cilit në seancë kanë qenë të pranishëm edhe agjentë të shërbimeve pakistaneze.

Ndërkohë, lajmi është konfirmuar nga anëtarë të qeverive të të dy vendeve.

Gratë, të pyetura në grup, janë cilësuar si “armiqësore” ndaj amerikanëve. Vetëm një prej tyre, më e moshuara, ka folur për të treja.

Top Channel