Egjipt, Mubarak merret sot në pyetje

12/05/2011 18:30

Një grup hetuesish egjiptianë do të marrin sot në pyetje ish-presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, i rrëzuar nga pushteti pas protestave popullore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave seanca do të bëhet në spitalin ndërkombëtar në Sharm el Sheikh.

Burime gjyqësore egjiptiane deklarojnë se në qendër të marrjes në pyetje do të jetë dyshimi për pasurim të paligjshëm.

E pranishme do të jetë edhe bashkëshortja Suzanne. Mubarak drejtoi shtetin egjiptian për disa dekada dhe kishte akumuluar një pasuri marramendëse.

Disa dhjetra miliona dollarë pasuri e tij janë ngrirë nga autoritetet në një bankë të Zvicrës, ku ishin depozituar.

Top Channel