OKB, shqetësim për situatën në Siri

10/05/2011 08:25

OKB ka shprehur shqetësimin për situatën në qytetin jugor të Sirisë, Dera, pasi ndërhyrjet e dhunshme të ushtrisë ndaj protestuesve kanë vazhduar.

Një misioni humanitar i është ndaluar hyrja në qytet dhe agjencia e OKB-së nuk ka pasur mundësi t’u cojë ndihma mjekësore të dëmtuarve.

Hyrja në Dera është ndërprerë në dy javët e fundit pasi trupat dhe tanket u shtarake u dërguan për të rivendosur autoritetin e qeverisë.

Ndërkohë, BE ka njoftuar vendosjen e një embargoje armësh ndaj Sirisë. Në një deklaratë, unioni thotë se ka ndaluar dërgimin me anije të armëve në Siri, pasi do të përdoreshin kundër popullsisë.

Gjithashtu, 13 zyrtarëve të regjimit sirian u është ndaluar udhëtimi në 27 vendet anëtare dhe asetet e tyre në këto vende janë ngrirë.

Top Channel