NATO: Nuk e dimë se Gheddafi është gjallë
10/05/2011 18:20
NATO nuk ka asnjë provë nëse Gheddafi është gjallë apo i vdekur. Kështu është shprehur gjenerali Claudio Gabellini në lidhje me bombardimet e natës në rezidencën e kolonelit.
“Nuk e dimë se çfarë po bën tani. Madje, as nuk jemi të interesuar. Objektivi ynë është të mbrojmë popullsinë civile dhe po vijojmë këtë mandat duke goditur objektiva ushtarakë, jo individë”, deklaroi gjenerali.
“Çdo ditë që kalon dhe çdo sulm që bëjmë bën ndryshimin”, ka theksuar Gabellini.
Top Channel