Libi, rebelët shtyjnë ushtrinë në Misrata

10/05/2011 08:50

Rebelët në qytetin libian të Misratës thonë se kanë zmbrapsur trupat qeveritare nga periferitë.

Misrata, qyteti i vetëm në perëndim të Libisë që është nën kontrollin e rebelëve, ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave të kolonelit Muammar Gaddafi për dy muaj.

Zyrtarë të OKB-së kanë bërë thirrje për një ndërprerje të konfliktit, për të lehtësuar krizën humanitare në Libi, duke e përshkruar situatën në Misrata si “të llahtarshme”.

Në Tripoli disa shpërthime janë dëgjuar gjatë orëve të natës, të cilat raportohet se kanë qenë bombardime të forcave të NATO-s.

Dëshmitarët flasin për të paktën pesë sulme ajrore që dyshohet të kenë pasur si objektiv kompleksin rezidencial të kolonelit dhe disa ndërtesa qeveritare.

Top Channel