Obama: Urdhëri për vrasjen e Bin Laden, më i vështiri

09/05/2011 04:00

“Urdhëri për vrasjen e Osama Bin Laden ishte një ndër urdhërat më të vështirë që kam dhënë në krye të forcave të armatosura”.

Këto janë fjalët e presidentit amerikan, Barak Obama dhënë për televizionin CBS, duke shtuar më pas se SHBA, pas eleminimit të sheikut të terrorit, tashmë synojnë goditjen përfundimtare ndaj Al Kaedas.

Megjithë vështirësitë dhe dilemat e dhënies së urdhërit, shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk fsheh kënaqësinë që ndjeu pas vrasjes së  Bin Laden.

“Vrasja e Osama Bin Laden ishte një ndër momentet më të lumtura gjatë presidencës sime dhe 40 minutat e operacionit ishin më të gjatat në jetën time”, deklaron Obama.

Më tej, presidenti siguron të gjithë amerikanët dhe mbarë botën se Bin Laden është vrarë.

“Ishte ai, nuk kam asnjë pikë dyshime. Pashë me sytë e mi fotot”, thotë më tej Obama.

Top Channel