Mediat italiane: Zgjedhjet, test për stabilitetin politik

08/05/2011 10:00

Një test per stabilitetin politik te vendit, por mbi te gjitha per ardhmerine e anetaresimit ne Bashkimin Europian.

Keshtu pershkruhen nga mediat italiane zgjedhjet tona lokale, te konsideruara prej tyre shume me teper se kaq. Pas dhunes politike qe shenjoi fillim-vitin, edhe ne vigjilje te votimeve u regjistruan dy incidente me makina-bombe.

Shpresa e qytetareve shqiptare eshte qe keto votime do te arrijne ta nxjerrin vendin nga paraliza politike qe e bllokon prej dy vjetesh e ta riktheje ne binare drejt bllokut europian. Komuniteti nderkombetar i sheh dhe ai keto zgjedhje si prove maturie te shqiperise, ne ngerc politik qe prej zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009. shtypi italian permend 21 janarin dhe vrasjen e kater protestuesve si momentin kur kriza mberriti pikun.

Kjo e sotme cilesohet si nje tjeter beteje ne kryeqytet mes mazhorances se kryeministrit berisha dhe opozites scoaliste me ne krye edi ramen. Ne fjalimin e fundit et tij perpara mbylljes se fushates, berisha u shfaq si njeriu qe mund ta coje shqiperine ne BE.

Por sic e di mire ai vete, koalicioni qe drejton dhe kundershtaret, keto zgjedhje perfaqesojne ne te vertete nje mates te mbeshtetjes qe gezon realisht ne popull qeveria apo opozita. Sipas mediave italiane, rezultati i zgjedhjeve nuk pritet te prodhoje shifra drastikisht larg njera tjetres, duke qene se lufta mes dy kampeve eshte e forte dhe diferenca e ngushte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA