Siri, tanket e armatosura hyjnë në Banija

07/05/2011 12:15

Trupat ushtarake dhe tanket e armatosura raportohet se kanë hyrë në qytetin sirian të Banijas, qendër e protestave anti-qeveritare.

Ata u futën në tre zona duke u drejtuar për në lagjet sunite të qytetit bregdetar, kanë bërë të ditur aktivistë për të drejtat e njeriut.

Korrespondenti i BBC ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi të verifikojë lajmet se linjat e komunikimit të qytetit janë ndërprerë.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Damaskun zyrtar që t’i japë fund reagimeve të dhunshme ndaj protestuesve.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se do të ndërmarrë “hapa shtesë” nëse presidenti Bashar al Assad nuk do t’i japë fund gjakderdhjes.

Mbi 500 persona mendohet të jenë vrarë gjatë protestave kundër regjimit në Siri, të cilat nisën nga mesi i muajit mars.

Top Channel