Referendumi, britanikët jo ndryshimit të sistemit zgjedhor

07/05/2011 03:20

Britanikët i thanë jo me referendum ndryshimeve në sistemin e zgjedhjes së anëtarëve të parlamentit.

Kur kanë mbetur edhe një përqindje e vogël e fletëve të votimit, 69 përqind e britanikëve janë shprehur kundër ndryshimeve, një goditje kjo sipas analistëve për partinë liberal-demokrate të Nick Clegg, aleat në qeverisje me kryeministrin David Cameron.

Zyrtarët thanë se në referendum morën pjesë 19.1 milion votues.

Top Channel