Pentagoni publikon videon e Bin Laden

07/05/2011 19:30

Pentagoni ka publikuar një video të Bin Ladenit, të sekuestruar në ndërtesën e Abotabadit, ku ai u qëllua dhe u vra nga trupat speciale amerikane, javën e kaluar.

Videot e tregojnë atë, ndërsa sheh veten në televizor dhe përgatitet për mesazhe–filmike që do t’i adresohen Shtetetve të Bashkuara.

Gjatë një konference shtyp në Uashington, Pentagoni deklarojë se do të publikojë edhe video propagande të regjistruara prej tij.

Gjatë sulmit amerikan në ndërtesën e Bin Ladenit janë sekuestruar pesë video.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA