Nigeri, rikthehet dhuna

07/05/2011 02:15

Të paktën 16 persona gjetën vdekjen si pasojë e një sulmi të armatosur kundër një fshati në veri të Nigerisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, sulmi ka ndodhur në fshatin Kurum, epiqendër e përleshjeve mes muslimanëve dhe të krishterëve pas rizgjedhjes së Goodluck Jonathan në krye të Nigerisë.

Grupe të armatosura kanë sulmuar banorët e zonës duke u vënë flakën dhjetra banesave. Nga sulmi raportohen edhe dhjetra të plagosur.

Ndërkohë, komunitetit ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin për rikthimin e dhunës në veriun e banuar nga muslimanë në Nigeri, të cilët kundërshtojnë rizgjedhjen e Jonathan president.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA