Bombat e Gheddafi mbi impiantet e naftës

07/05/2011 14:55

Një zëdhënës i kryengritësve ka bërë të ditur se avionët e regjimit të Gheddafi kanë bombarduar katër depozita nafte në Misurata, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Për sulmin janë përdorur mjete të vogla zakonisht të përdorura për të shpërndarë pesticide.

Zëdhënësi shton se kryengritësit kishin lajmëruar NATO-n për planet e regjimit përpara bombardimeve, pa marrë asnjë përgjigje nga Aleanca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA