Bin Laden, kryeagjenti pakistanez në Uashington

07/05/2011 14:35

Kreu i agjentëve sekret të Pakistanit, gjenerali Shuja Pasha, është nisur për në Uashington me objektiv shpjegimin e pozicionit të Islamabadit mbi prezencën e Osama bin Laden në vend, përpara se ky të vritej nga një sulm amerikan më 2 maj.

Sipas mediave lokale, qëllimi i udhëtimit është dhënia fund e polemikave mes SHBA-ve dhe Pakistanit në lidhje me këtë çështje.

Disa ditë më parë krerët ushtarakë kanë pranuar falimentimin e 007 në gjetjen e kreut të Al Kaedës pranë një baze shumë të rëndësishme të ushtrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA