Bin Laden, Irani kritikon blicin e SHBA

07/05/2011 12:50

Irani ka dënuar operacionin përmes të cilit forcat speciale amerikane kanë vrarë Osama bin Laden në Pakistan.

“Është një shkelje e hapur e sovranitetit territorial të këtij vendi”, ka deklaruar ambasadori iranian në Islamabad, Mashalla Shakeri.

Deklaratën e tij, diplomati e ka bërë gjatë një takimi me liderin e opozitës në Parlamentin pakistanez, Choudhry Nisar Ali Khan.

“Shtetet e Bashkuara treguan anën negative të tyre duke kryer një sulm gjatë natës në një vend mik”, ka pohuar Shakeri.

Shërbimet sekrete amerikane nuk e informuan qeverinë e Pakistanit për operacionin e tyre në Abotabad, nga frika e rrjedhjes së informacioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA