Afganistan, sulmohet rezidenca zyrtare

07/05/2011 12:30

Një sulm i armatosur është kryer në Afganistan, kundër zyrës së guvernatorit të provincës së Kandaharit jugor.

Persona të armatosur, të vendosur në një qendër tregtare në Kandahar, kanë shkëmbyer zjarr me forcat e sigurisë të zyrës së guvernatorit Tooryalai Wesa.

Lajmin e bëjnë të ditur dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, sipas të cilëve në qytet janë dëgjuar edhe dy shpërthime, njëra pranë kompleksit zyrtar.

Një zëdhënës i autoriteteve lokale ka deklaruar se një numër i konsiderueshëm personash kanë humbur jetën në radhët e armiqve.

Ndërsa një dëshmitar i cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters” ka thënë se sheh tym të zi nga rezidenca e guvernatorit Wesa, edhe pse nuk dihet nëse ai ndodhej brenda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA