Siria bëhet gati për “ditën e sfidës”
06/05/2011 08:45
Aktivistët sirianë po përgatiten të mbushin rrugët ditën e sotme, për atë që ata e quajnë “dita e sfidës”.
Tanket mendohet se janë tërhequr nga qyteti i Derasë, ku grupet për të drejtat e njeriut thonë se qeveria ka kryer një masakër 10-ditore.
Por forcat e sigurisë raportohet se janë mbledhur në zona të tjera urbane, përfshirë qytetin bregdetar të Banijës.
Mbi 500 sirianë mendohet se janë vrarë gjatë përpjekjeve për të shtypur protestat që zgjasin prej shtatë javësh.
Të paktën 2500 të tjerë janë burgosur si pasojë e një kundërpergjigjeje të dhunshme, të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si “barbare”.
Top Channel