Pakistan, tubim në nder të Bin Laden

06/05/2011 14:30

Qindra persona kanë zbritur në sheshin e qytetit të Kuetës, në
jug-perëndim të Pakistanit, për të bërë homazhe në nder të Bin Laden dhe
për të kërkuar xhihad kundër Shteteve të Bashkuara.

Manifestimi është organizuar nga Jamiat-Ulema-e-Islam, partia islamike e qytetit, njëkohësisht me tubimin e partisë më të madhe të opozitës islamike.

Ndërkohë, tetë persona kanë mbetur të vrarë në një rajon tribal të Pakistanit, në një sulm ajror të kryer nga ushtria amerikane.

Qeveria pakistaneze paralajmëroi dje se do të rishikonte bashkëpunimin me ushtrinë amerikane nëse do të ndërmerren sërish sulme të njëanshme si ai për vrasjen e Bin Laden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA