Franca ka shpallur persona të padëshirueshëm 14 ish-diplomatë libikë në
Paris, të cilët kanë 24 ose 48 orë në dispozicion për të lënë vendin.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, përmes një komunikate për shtyp.
Parisi zyrtar e ka argumentuar vendimin e tij me pretendimet se ish-diplomatët kanë kryer sjellje që bien në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, për mbrojtjen e qytetarëve.
Ndërkohë, Tripoli zyrtar ka dënuar vendimin e djeshëm të Grupit të Kontaktit, për krijimin e një fondi financiar për rebelët e Libisë.
“Vendimi i djeshëm në Romë është njësoj si pirateria në det të hapur”, ka deklaruar zv.ministri i Jashtëm libik, Khaled Kaim.
Ai ka refuzuar gjithashtu Grupin e Kontaktit në tërësi, duke deklaruar se, “është i pakuptimtë dhe një trup i huaj”.
Top Channel