Kanada, Harper rizgjidhet kryeministër

03/05/2011 09:45

Kryeministri Stephen Harper, nga radhët e Partisë Konservatore, ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Kanada.

Konservatorët kryesojnë në 167 nga 308 rrethet elektorale të vendit. Partia Demokratike e Re pritet të zërë vendin e dytë, e ndjekur nga Liberalët, bëjnë të ditur mediat kanadeze.

Nëse rezultatet konfirmohen, zoti Harper mund të udhëheqë një qeveri shumice për herë të parë. Kanadezët votuan ditën e hënë në zgjedhjet e katërta të përgjithshme të mbajtura brenda shtatë vjetëve.

Zoti Harper hyri në zgjedhje pasi kishte drejtuar dy qeveri ku konservatorët nuk kishin shumicën e plotë. Partia e tij fitoi 143 vende në Parlament, numër që më parë nuk e kishte dhe që kishte cuar në shpërbërjen e qeverisë së fundit.

Liberalët historikisht kanë qenë partia kryesore e opozitës, ndërsa konservatorët kanë mbajtur pushtetin, por me vendin e dytë duket se gjërat për PDR po ndryshojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA