Një prej figurave më emblematike të Rezistencës dhe të së majtës greke, Laki Sandas, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Është njeriu-simbol që së bashku me Manolis Glezos kanë hequr flamurin gjerman nga shkëmbi i shenjtë i Akropolit, pikërisht 70 vjet më parë dhe u dënuan me vdekje në mungesë nga forcat e Rajhut të Tretë.

Natën e 30 Majit të vitit 1941, një muaj pas pushtimit të Athinës nga nazistët gjermanë, 18-vjeçari i atëhershëm ndërmori bashkë me shokun e tij të idealeve një veprim që do të hynte në histori jo vetëm në Greqi, por në të gjithë Europën që luftonte atëherë kundër nazizmit, duke u dhënë kurajo qindra-mijëra antifashistëve në mbarë kontinentin plak.

Sandas më pas vazhdon të luftojë kundër gjermanëve në radhët e forcave partizane greke dhe më vonë, pas çlirimit, i përndjekur nga diktatura, mërgon në Itali e Kanada, për tu kthyer vite më vonë në atdhe.

Gjithnjë ka qenë një njeri i thjeshtë që respektonte ata që dhanë jetën në luftën çlirimtare dhe nuk fliste kurrë për veprimin e tij simbolik.

“Jemi të detyruar të gjithë të mbajmë të gjallë kujtimin e tij”, është shprehur në fjalimin mortor presidenti grek Karolos Papulias.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA