Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vlerëson se partia dikur e
drejtuar prej tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, aktualisht është në një
pozicion të papërcaktuar politik.
“Nuk dihet nëse është në opozitë apo është pjesë e koalicionit qeverisës. Kjo gjendje është krijuar nga momenti kur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nënshkroi marrëveshjen e panatyrshme politike për tejkalimin e ngërçit politik, i cili ishte krijuar me largimin e Behgjet Pacollit nga Presidenca”, deklaron Sejdiu në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”.
Kryetari i nderit i LDK-së thekson se, PDK dhe Koalicioni për Kosovën e Re mund të ndihen rehat gjatë ushtrimit të mandatit qeverisës, pasi kanë marrë mbështetjen e partisë që pretendon se është lidere e opozitës.
Sejdiu shprehet i bindur se LDK-ja sot do të ishte në qeveri, nëse Mustafa do të kishte hyrë në koalicion parazgjedhor me AAK-në.
Top Channel