Rumania, në 2015 në zonën euro
29/04/2011 18:25
Presidenti rumun Emil Bok ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur që në vitin 2015 të fusë euron në tregun vendas.
Bok është shprehur se, pavarësisht lëkundjeve ekonomike dhe problemeve në eurozonë, qeveria nuk ka arsye për të hequr dorë nga ky objektiv.
“Rumania është zotuar të ulë deficitin buxhetor në 4.4 për qind në vitin 2011 dhe në 3 % në vitin 2012, nga 6.5 % që e kishte vitin e kaluar”, ka pohuar Bok.
Por pavarësisht optimizmit të presidentit, shkalla e inflacionit në Rumani është 8 për qind, më e larta mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Top Channel