Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker u ka bërë thirrje partive politike që të angazhohen për zgjedhje të lira, të ndershme dhe mbi të gjitha të qeta.
“I ftoj të gjithë udhëheqësit politikë që të mbajnë zgjedhje të lira, të drejta dhe sidomos të qeta, pasi ato janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë”, ka deklaruar Reeker.
Deklaratën e tij diplomati amerikan e ka bërë pas një takimi me kryetari e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 5 qershor, pasi kryeministri Nikolla Gruevski pranoi kërkesën e opozitës.
Kjo e fundit, me në krye partinë më të madhe LSDM, kishte bojkotuar prej kohësh punimet në Parlamentin e Maqedonisë.
Top Channel