Petrovic: Malazezët, pakicë kombëtare
29/04/2011 21:45
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal në qeverinë kosovare, Sllobodan Petrovic ka deklaruar se komuniteti malazez në Kosovë do të fitojë së shpejti statusin e pakicës kombëtare.
Deklaratën e tij Petrovic e ka bërë pas një takimi të zhvilluar në Podgoricë me ministrin për të Drejtat e Pakicave, Ferhat Dinosha.
“Në këtë mënyrë pakica malazeze do të përfshihet në institucionet shtetërore të Kosovës”, ka dekalruar ministri.
Ndërsa Dinosha, nga ana e tij, ka shprehur kënaqësinë e tij për ndryshimin e statusit të komunitetit malazez në Kushtetutën e Kosovës.
Top Channel