Mediat: Pacolli takon Thacin
27/04/2011 10:30
Mediat kosovare bëjnë të ditur se Behgjet Pacolli do të mbetet zëvendëskryeministër në kabinetin qeveritar të Hashim Thaçit.
Gazeta “Express”, njofton se të martën Pacolli është takuar me kreun e Qeverisë dhe zëvendësinë e tij, Hajredin Kuci, ku për disa orë kanë biseduar rreth hartimit të marrëveshjes së koalicionit.
Pjesëmarrës në takim kanë pranuar se tanimë gjithcka është sqaruar dhe marrëveshja e re midis AKR-së dhe PDK-së pritet të nënshkruhet shumë shpejt.
Sipas gazetës Pacolli i ka prezantuar shefit të Qeverisë planin e tij për postin e zëvendëskryeministrit.
Top Channel