Partia Fatah e Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe Hamas, që qeveris Gazën, kanë rënë dakord për një marrëveshje bashkërendimi.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Egjipti, do të ngrihet një qeveri e përkohshme dhe do të caktohet një datë për zgjedhjet.
Dy fraksionet janë të ndara prej më shumë se katër vjetësh, me Hamasin që qeveris në Gaza dhe Fatah që kontrollon Bregun Perëndimor.
Mijëra palestinezë protestuan këtë muaj në Gaza, duke kërkuar një marrëveshje, arritja e të cilës është njoftuar si nga zëdhënësit palestinezë, ashtu dhe ata egjiptianë.
Protestat u frymëzuan nga rebelimet që përfshinë vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Ndarja mes dy grupeve erdhi pas shpërthimit të dhunës një vit pasi Hamas fitoi zgjedhjet e vitit 2006 në Palestinë.
Top Channel