Grupet për të drejtat e njeriut në Ballkan planifikojnë mbledhjen e një milion nënshkrimesh, për formimin e komisionit të përbashkët ballkanik për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me rreth 15 mijë persona, që ende konsiderohen të zhdukur nga luftërat në ish-Jugosllavi.

Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar dje dhe mendohet se do të zgjasë gjashtë javë. Raportohet se ky është aksioni më i gjërë i përbashkët i grupeve për të drejtat e njeriut në rajon.

Të rinjtë kroatë, boshnjakë, serbë, sllovenë dhe kosovarë thonë se ata nuk janë të ndikuar nga ndarjet etnike, që ende po i rëndojnë raportet në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA