Negociatori serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka deklaruar
se pret që në raundin e ardhshëm të arrihen zgjidhje konkrete për disa
cështje.

Në një intervistë për një të përditshme serbe, Stefanovic ka saktësuar se raundi i ri i bisedimeve pritet të zhvillohet nga mesi i muajit maj.

Rezultatet konkrete sipas tij, pritet të arrihen në cështjet që kanë të bëjnë me regjistrat e gjendjes civile, kadastrën, lirinë e lëvizjes, etj.

“Nuk do të hapim tema të reja sepse nuk ka logjikë t’i nisim dhe t’i grumbullojmë ato me problemet e pazgjidhura. Duhet ecur hap pas hapi, sado të vegjël të jenë ata”, ka pohuar Stefanovic.

Në deklaratat e ditëve të mëparshme, shefi i delegacionit serb nënvizonte se cështja e statusit të Kosovës, në mos tani do të hapet më vonë, pasi është thelbi i cdo problemi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA