Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare ka deklaruar se beson për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen.

Në një intervistë për Radio Kosova, Kadare është shprehur se procesi i pajtimit duhet të bazohet tek vendosja e drejtësisë.

“Pajtimi ka një kriter bazë dhe ai është vendosja e drejtësisë dhe kërkimi i ndjesës. Kjo nuk është dicka sentimentale, por e domosdoshme. Në historinë e popujve, njohja e krimit dhe kërkimi i ndjesës përcakton fatin e mëtejshëm mes kombeve, popujve, fqinjëve dhe kjo gjë do të ndodhë në Ballkan”, ka deklaruar Kadare.

Sipas tij, në rastin e Kosovës e vërteta është në anën e shqiptarëve dhe për këtë arsye shteti i ri nuk duhet të ketë frikë nga hetimi dhe nxjerrja e së vërtetës.

Gjatë intervistës, Kadare ka komentuar edhe opsionet që qarkullojnë për shkëmbime territoresh dhe bashkim të Kosovës me Shqipërinë.

Për momentin, ka nënvizuar ai, duhet të merret parasysh fakti se krijimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan ishte një fitore e jashtëzakonshme për shqiptarët.

“Është mencuri e shqiptarëve që të mos nguten për dicka që s’ka arsye të nguten. Ishte një fitore e jashtëzakonshme krijimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan. Një mrekulli nga ato që ndodhin shumë rrallë në botë. Nga një shtet i tkurrur, Shqipëria, papritmas shpërthen një komb me dy shtete. Dhe mos kujtoni se kjo nuk ka shkaktuar një traumë psikike në të gjitha rrethet anti-shqiptare në Ballkan”, ka deklaruar Kadare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA