Një rreshter dhe një zyrtar tjetër policor janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjitshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Lajmin e bën të ditur “REL”, që citon zëdhënësin e policisë kosovare, Baki Kelani.

“Në bazë të rekomandimeve të dala nga Standardet Profesionale të Policisë së Kosovës dhe vlerësimeve të komisionit për përdorim të forcës, drejtori i përgjithshëm ka marrë vendimin që të pezullohen rreshteri Faruk Cetinaj dhe zyrtari policor Bekim Maliqi”, ka deklaruar Kelani.

Bëhet fjalë për hetimet e brendshme policore që kanë nisur pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës ndaj tifozëve të ekipit të basketbollit Plisat, pas ndeshjes me ekipin serb, Bambi. “Rreshteri

Cetinaj është pezulluar për lëshime dhe moskoordinim gjatë menaxhimit të situatës, ndërsa polici Maliqi për tejkalim të autorizimit të përdorimit të sprajit policor”, ka saktësuar Kelani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA