Momente tmerri në një bar në Peru, këngëtari goditet nga rryma elektrike gjatë një performance
Pritje me solidaritet nga të gjithë për refugjatët afrikanë që po mbërrijnë nga Afrika dhe apel paqeje për Libinë dhe Lindjen e Mesme, janë fjalët e Papës se Shenjtë në mesazhin e tij, ku përcjell urimet për të gjithë popujt, Urbi et Orbi.
Mesazhi i Papës Benedict XVI u bë nga Basilikata e Shën Pjetrit, menjëherë pas meshës së Pashkëve, ku morën pjesë më shumë se 100 mijë besimtarë.
“Për refugjatët e shumtë që po vijnë nga vendet afrikane dhe që u detyruan të lënë njerëzit dhe gjërat më të dashura: mbërriftë solidariteti i të gjithëve! Njerëzit me vullnet të mirë, u ndricofshin për t’i hapur zemrën pritjes! Pastë gëzime toka, që e para u ndricua nga drita e Të Ringjallurit! Shkëlqimi i Krishtit shkoftë edhe tek popujt e Lindjes së Mesme, në mënyrë që drita e paqes dhe e dinjitetit njerëzor të fitojë errësirën e ndarjes, urrejtjes dhe të dhunës! Në Libi, diplomacia dhe dialogu zëncin vendin e armëve dhe u favorizoftë aksesi i ndihmave humanitare për ata që vuajnë pasojat e kësaj lufte”, tha Ati i Shenjtë.
Papa Benedikti XVI, me zë të prekur kërkoi që të gjithë qytetarët dhe në vecanti të rinjtë në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme, të përshtaten për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për të ndërtuar shoqëri, ku varfëria të mposhtet dhe cdo zgjedhje politike të rezultojë e frymëzuar nga respekti për njeriun.
Ngushëllim dhe shpresë për Japoninë. Benedikti i XVI urimet për Pashkët i bëri në 65 gjuhë të huaja, mes të tjerash edhe në shqip.
“Për shumë shumë vjet Pashkët”, uroi në shqip Ati Shenjtë.
Top Channel