Japoni, kërkim i ri për të zhdukurit

24/04/2011 10:30

Autoritetet japoneze kanë programuar dërgimin e 24 mijë e 800 ushtarëve ditën e nesërme në zonën e shkatërruar nga tërmeti dhe cunami që e pasoi atë më 11 mars.

Ushtarët do të kryejnë një mision intensiv që do të zgjasë 2 ditë për të kërkuar personat e zhdukur.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas tij, në këtë operacion do të përfshihen edhe ushtarë amerikanë.

 

Top Channel