Kroaci, sheshi i Splitit merr emrin Gotovina
21/04/2011 16:00
Këshilli bashkiak i qytetit të Splitit, në Kroaci, ka vendosur të diskutojë propozimin e një partie, që sheshi kryesor i qytetit të marrë emrin e gjeneralit Ante Gotovina.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave propozimi në fjalë është bërë nga Partia Kroate e Djathtë.
Gjenerali Gotovina, i cili u dënua para pak ditësh nga gjykata e Hagës me 24 vjet burg për krime lufte, konsiderohet një hero i vërtetë në Kroaci.
Për të kundërshtuar dënimin e tij një ditë më vonë në Zagreb dhe qytete të tjera kroate u zhvilluan një sërë protestash.
Top Channel