Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Peter Feith, tha se nuk do të
ndikojë në ndryshimet kushtetuese të cilat pritet të bëhen në Kosovë.

Feith, bën të ditur radio Evropa e Lire se i takon Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës në Kuvend, që të marrin vendimet përfundimtare lidhur me ndryshimet kushtetuese.
 
Feith theksoi rëndësinë që gjatë amandamentimit të aktit më të lartë shtetëror të vendit, të forcohet pozita e femrës dhe të mos ndikohen të drejtat e komuniteteve.

Top Channel