Dell: Pavarësia, cështje e mbyllur
21/04/2011 09:45
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Kristofer Dell rikonfirmoi
mbështetjen amerikane për shtetin e Kosovës duke thënë se Kosova mbetet
një vend mik dhe partner serioz i Shteteve të Bashkuara.
Sipas Radio Televizionit të Kosovës, ambasadori rikonfirmoi se qëndrimin e SHBA-së se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti shtetëror i Kosovës janë çështje të mbyllura.
Kryediplomati amerikan theksoi se do të vazhdojë përkrahja aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO, Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.
Këto deklarata ambasadori amerikan i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me zëvendëskryeministren e Kosovës Edita Tahiri.
Top Channel