Bosnja e Hercegovina ka ndërprerë eksportin e armëve luftarake, pasi një pjesë e tyre nuk shkonin në destinacionin e duhur.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i presidencës, Zeljko Komsic, sipas të cilit një pjesë e mirë e armëve përfundonin në vende ndaj të cilave OKB ka vendosur embargon.

Një pjesë e armëve që eksportoheshin, ka saktësuar Komsic, shkonin në duart e kontrabandistëve të cilët furnizonin grupe të ngjashme me organizata terroriste.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta