Tanzania dhe vendet e tjera afrikane po e shqyrtojnë mundësin e njohjes së Kosovës, duke mos i paragjykuar marrëdhëniet me Serbinë.

Megjithatë, ato i kanë vënë kushte Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara.

Këtë e ka bërë publike ministri për Bashkëpunimin e Jashtëm të Tanzanisë, Bernard Membe në një intervistë për “The Guardian”.

Ai ka pranuar se aktualisht ka vështirësi në njohjen e Kosovës për shkak të cështjes së Saharasë Perëndimore.

“Afrika është gati ta njohë Kosovën, mbase edhe nesër në mëngjes, nëse Britania e Madhe dhe SHBA njohin Saharanë Perëndimore”, citon gazeta zyrtarin afrikan.

Pozita e Afrikës ndaj njohjes së Kosovës është komplekse, për shkak të shumë cështjeve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me territoret në këtë kontinent.

Megjithatë, kjo cështje do të diskutohet më gjerë në axhendën e Unionit Afrikan, ku nga 53 vende anëtare, vetëm 12 e kanë njohur Kosovën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta