Siri, hiqet gjendja e jashtëzakonshme

19/04/2011 21:20

Qeveria siriane, e vendosur përballë presionin në rritje të protestave popullore, vendosi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme për herë të parë që prej vitit 1963, lajmëroi BBC gjatë darkës.

Me heqjen e ligjit, policia dhe ushtria do të humbin një pjesë të pushtetit të tyre të pakufizuar që kishin në jetën e përditshme.

Presidenti Bashar al-Assad drejton vendin në mënyrë autoritare, pasi trashëgoi pushtetin prej babait të tij, lider despotik i 22 milion sirianëve për mbi tre dekada.

Pavarësisht kësaj lëvizje që pason shkarkimin e qeverisë, nuk pritet që protestuesit të qetësohen. Deri tani, në javët e revoltave, më shumë se 200 njerëz kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerë janë burgosur.

Top Channel