Libi, 100 viktima nga bombat e Gedafit

19/04/2011 00:40

Të paktën 100 të vdekur është bilanci i bombardimeve të fundit të forcave besnike të Gedafit në rajonet jug-perëndimore të Libisë.

Dëshimtarë okularë thanë për mediat ndërkombëtare se bombardime të ashpra ka patur në qyetet Al Jabal dhe Al Gharbi, që të dyja zona të kontrolluara nga rebelët anti-Gedafi.

“Forcat e Gedafit nuk pushuan së bombarduari vendin, sidomos Jefren në Al Jabal dhe  dhe Naluti në Al Gharbi me raketa Grad. 110 persona kanë gjetur vdekjen”, citohen dëshimtarët nga zonat e bombarduara.

Top Channel