Itali, rinisin zbarkimet, mbërrijnë 700 persona

19/04/2011 15:40

Pas katër ditësh pushimi rifilluan sot zbarkimet e emigrantëve në ishullin e Lampeduzës, lajmëroi rrjeti informativ “Mediaset”.

Një anije me 50 tunizianë pati nevojë për ndihmën e mjeteve të rojës bregdetare gjatë mëngjesit, por arriti të ankorohej në port pa probleme, pavarësisht një avarie.

Kjo anije u pasua nga të tjera, duke e çuar në 700 numrin e klandestinëve të zbarkuar sot, ndërsa shumë prej të saporardhurve janë femra shtatzanë apo prindër me fëmijë të vegjël.

Përpara kësaj dyndje, zbarkimi i fundit kishte ndodhur ditën e premte, kur 221 libianë mbërritën në Lampeduza në bordin e një peshkarexhe.

Ndërkohë, vazhdojnë takimet diplomatike në Bruksel për të zgjidhur problemin e lejeve të përkoheshme me të cilat Italia ka pajisur një pjesë të klandestinëve, dokumenta të cilat nuk njihen nga Franca pavarësisht marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes shteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB