Mediu: Marrëveshje të re për ujërat
18/04/2011 20:20
Shqipëria kërkon një tjetër marrëveshje për ujërat me Maqedoninë. Kërkesa është bërë nga ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili e ka cilësuar marrëveshjen aktuale si tepër të vjetëruar.
“Marrëveshja aktuale është shumë e vjetër, një pakt i ri do parandalonte rreziqet nga përmbytjet”, ka deklaruar Mediu.
Duke folur në një samit për cështjet e mjedisit të mbajtur në Ohër, Mediu ka theksuar se, ka probleme që dan zgjidhje të përbashkëta me politika strikte.
Top Channel