
Disa figura të larta, pjesë e rëndësishme e partisë së presidentit Saleh në Jemen, formuan sot një parti të re, në atë që përbën një tjetër goditje për njeriun që drejton prej 32 vitesh vendin më të varfër të botës arabe.
Zyrtarët pozicionohen tashmë në opozitë, ndërsa pritet që së shpejti t’i drejtojnë një deklaratë ish-liderit të tyre, duke i kërkuar që të heqë dorë nga pushteti dhe të lejojë tranzicionin që të ndodhë në vend.
Ndërkohë, më shumë se 80 persona mbetën të plagosur sot në kryeqytetin Sana’a dhe në Aden, ndërsa policia qëlloi me plumba për të shpërndarë protestat e reja të organizuara në vend.
Situata në Jemen është veçanërisht e paqëndrueshme, pas më shumë se dy muajsh protestash masive, për shkak të mungesës së lirive dhe varfërisë ekstreme.
Top Channel